0
Skip to Content
Alketa Misja Photography
NEWS
Albanian Scapes PhotoBook
PROJECTS
ARTiFact Project
Albanian Scapes
Exploring the transformations of Architecture and Urban Landscape in Tirana.
Still Life in Studio
BLOG
EXHIBITIONS
SHOP
Limited Edition Prints
Books
ABOUT
CONTACT
Alketa Misja Photography
NEWS
Albanian Scapes PhotoBook
PROJECTS
ARTiFact Project
Albanian Scapes
Exploring the transformations of Architecture and Urban Landscape in Tirana.
Still Life in Studio
BLOG
EXHIBITIONS
SHOP
Limited Edition Prints
Books
ABOUT
CONTACT
NEWS
Albanian Scapes PhotoBook
Folder: PROJECTS
Back
ARTiFact Project
Albanian Scapes
Exploring the transformations of Architecture and Urban Landscape in Tirana.
Still Life in Studio
BLOG
EXHIBITIONS
Folder: SHOP
Back
Limited Edition Prints
Books
ABOUT
CONTACT
Books "Vështrim mbi situatën e banesave në Shqipëri: analizë krahasuese"
Situataebanesaveneshqiperi.jpg Image 1 of
Situataebanesaveneshqiperi.jpg
Situataebanesaveneshqiperi.jpg

"Vështrim mbi situatën e banesave në Shqipëri: analizë krahasuese"

$10.00

Title: “Overview on the Housing Situation in Albania”

Author: Vladimir Misja, Alketa Misja

Publisher: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Ekonomisë, 2004

ISBN : 99943-653-6-3

Length: 189 pages

Language: albanian

Quantity:
Add To Cart

Title: “Overview on the Housing Situation in Albania”

Author: Vladimir Misja, Alketa Misja

Publisher: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Ekonomisë, 2004

ISBN : 99943-653-6-3

Length: 189 pages

Language: albanian

Title: “Overview on the Housing Situation in Albania”

Author: Vladimir Misja, Alketa Misja

Publisher: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Ekonomisë, 2004

ISBN : 99943-653-6-3

Length: 189 pages

Language: albanian

SHENIME TE BOTUESIT (FROM THE EDITOR)

Permbajtja

Vështrim mbi situatën e banesave në Shqipëri. Analize krahasuese ofron një analizë të kushteve të banimit në Shqipëri, duke përdorur tregues sasiore dhe cilësore, te krahasueshëm në periudha dhe me vende të tjera të rajonit. Investimet e larta në banese që kanë ndodhur gjatë dekadës së fundit kanë përmirësuar mjaft treguesit e banimit si : sipërfaqja e banueshme, densiteti i banimit, niveli i shërbimeve, etj. Por njëkohësisht janë shfaqur edhe probleme të reja si : braktisja e banesave në zonat me nivel të larte emigrimi, mungesa e financimeve të mjaftueshme për të mirëmbajtur dhe ripërtërire banesen, cenimi i mjedisit dhe rreziku i zhdukjes se trashëgimisë ndërtimore, gjë që shtron nevojën e hartimit dhe zbatimit te politikave të caktuara dhe programeve efikase. Çështjet kryesore qe trajton libri janë : Analiza krahasuese e treguesve sasiore dhe cilësore te kushteve të banimit ; Vlerësimi i zhvillimeve arkitektonike dhe urbanistike të banesës në periudha të ndryshme të zhvillimit ekonomiko shoqëror dhe urbanizimit ; Vlerësimi i investimeve në banese për përmirësimin e cilësisë dhe kushteve të banimit gjatë dekadës së fundit. Ky botim i drejtohet të interesuarve në fushën e banesave ; studenteve dhe kërkuesve në fushën e arkitekturës, urbanistikës, rinovimit urban, investitorëve dhe zhvilluesve në sektorin e ndërtimit të banesave, studiuesve të politikave dhe programeve të strehimit dhe rinovimit urban, etj.

Reth Autoreve

Prof. Dr. Vladimir Misja ka kryer studimet universitare në Fakultetin e Ekonomisë Urbane, në Institutin e Planit të Shën Peterburgut, në vitet 1947-1952 dhe kualifikimin pasuniversitar për metodat matematikore dhe informatike, pranë ENSAE (École Nationale de Statistique et Administration Économique) dhe CEPE (Centre des Études de Programmes Économiques) në Paris (1972-1973). Ka gradat shkencore : docent (1971), doktor i shkencave ekonomike (1981), profesor (1983) dhe akademik (2003). Është dekoruar me Çmimin e Republikës kl. II (1984). Në periudha të ndryshme kohore ka kryer detyra dhe funksione të ndryshme në Ministrinë e Industrisë dhe Minierave (drejtor qendror), në Fakultetin e Ekonomisë se UT (shef katedre, zv. dekan) dhe në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë (akademik). Ka zhvilluar lendet universitare dhe pasuniversitare Ekonomia e industrisë, Bazat e investimit, Informatika e drejtimit, Ekonomia e industrisë dhe efektiviteti i investimeve. Është autor i disa monografive, teksteve universitare, projekteve, studimeve, referateve në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, artikujve shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Alketa Misja është diplomuar në vitin 1995 si arkitekte urbaniste në Katedrën e Arkitekturës dhe Urbanistikës, të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, të Universitetit Politeknik, Tiranë. Që prej vitit 1995 ka zhvilluar lenden në kurset universitare Ekonomi urbane, Sociologji urbane, dhe Legjislacion urbane, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit UPT. Gjithashtu ka zhvilluar lenden në kurset Ekonomi urbane, dhe Organizim territorial, si pedagoge e jashtme, në Fakultetin e Gjeografisë dhe Fakultetin e Ekonomisë, UT. Ka përfunduar studimet pasuniversitare në programin MBA (Master in Business Administration) të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ka kryer studime pasuniversitare disamujore në Rotterdam-Holandë dhe Oksford-Angli. Aktualisht është duke përgatitur tezen e doktoratës në Fakultetin e Ekonomisë, UT, në lidhje me Menaxhimin e projekteve të rinovimit (rindërtimit) urban në tregun e banesave në Shqipëri.

 

Subscribe to Alketa Misja Photography

Sign up with your email address to receive news and updates.

We respect your privacy.

Thank you! Please confirm in your inbox.

Website Design by Tatì Space Studio