ROZAFA CASTLE IN SHKODRA. KALAJA E SHKODRËS

Rozafa Castle in Shkodra

Kalaja e Shkodres. November 2015 ©alketamisja photography

 The View of Shkodra from Rozafa Castle, ©alketamisja photography november 2015

The View of Shkodra from Rozafa Castle, ©alketamisja photography november 2015

 The View of Shkodra from Rozafa Castle, ©alketamisja photography, November 2015

The View of Shkodra from Rozafa Castle, ©alketamisja photography, November 2015

Kalaja e Shkodrës është një ndër kalatë më të dashura për mua, jo vetëm sepse ndodhet në qytetin tim të origjinës, por se mbi të gjitha është e veshur me shumë histori dhe mistiçizëm. Emri i Kalasë është i lidhur me Legjendën e Rozafës, mitin e murimit dhe të fjalës së dhënë, një legjendë e cila simbolizon fatin e shqiptarëve. Kalaja është e vendosur mbi një kodër shkëmbore, në një pikë strategjike me nje pamje të bukur panoramike, e rrethuar nga ujërat e lumenjve Bunë, Drin dhe Kir, Liqenit të Shkodrës dhe Qytetit. Muret e kalasë ndjekin formën e relievit të kodrës ku është vendosur, duke i dhënë asaj një formë të çrregullt. 

 Where the City meets the water, the View from Rozafa Castle, ©alketamisja photography, november 2015

Where the City meets the water, the View from Rozafa Castle, ©alketamisja photography, november 2015

 The View of Shkodra from Rozafa Castle, ©alketa misja photography, november 2015

The View of Shkodra from Rozafa Castle, ©alketa misja photography, november 2015

 The View from Rozafa Castle, Shkodra, ©alketa misja photography, november 2015

The View from Rozafa Castle, Shkodra, ©alketa misja photography, november 2015

Çdo periudhë historike ka lënë gjurmë në ndërtimin e kalasë. Fillimisht Kalaja e Shkodrës është ngritur mbi fortifikime ilire. Gërmimet e fundit arkeologjike dëshmojnë gjurmë të Bronxit të Hershëm. Gjatë periudhës së mbretrimit të Gentit ka shërbyer si kryeqendër e Mbreterisë Ilire, dhe më pas në periudhën e pushtimit Romak ka shërbyer si Akropol për qytetin që shtrihej në shpatin jugor të kodrës. Gjatë Mesjetës ajo ka qënë herë nën sundimin bizant dhe herë nën atë sllav, deri në 1355 kur u zotërua nga Principata e Balshajve që e mbajtën nën zotërim deri në 1396, kur ja kaluan Mbretërisë së Venedikut. Nga të gjitha periudhat, ajo Venedikase ka lënë gjurmët më të mëdha në ndërtimin e kalasë, ashtu siç e gjejmë sot.

 The Map of Rozafa Castle in Shkodra, Albania ©alketa misja photography, november 2015

The Map of Rozafa Castle in Shkodra, Albania ©alketa misja photography, november 2015

Nga ana arkitektonike Kalaja ndahet në tre oborre të brendshme të cilat komunikojnë midis tyre me porta. Oborri i tretë, i cili luan rolin e një kështjelle,  ndodhet në pjesën më të lartë dhe të mbrojtur të kodrës. Brenda saj ndodhet një kompleks ambientesh për garnizonin, që lidhet me një kullë rrethore, një sterë, një depo si dhe një godinë trekatëshe e kohës veneciane, e trajtuar në menyrë monumentale, e njohur si Kapiteneria. Oborri i dytë zë një sipërfaqe më të madhe, brenda tij ndodhen 4 sterra të mëdha katërkëndëshe të mbuluara me qemer, prej të cilave uji merret nëpërmjet grykash pusi të rrumbullakta. Përveç sterave ndodhen ndërtime të vjetra që shërbenin si depo për strehimin e garnizonit, një burg si dhe një kishë trenefshe e shekullit XIII, e kthyer më vonë në xhami.

Oborri i parë nuk përmban gjurmë ndërtimesh dhe komunikon direkt me hyrjen kryesore të kalasë, përpara së cilës në vitet 1407-1416 u ndërtua një oborr i fortifikuar, një sistem paramuresh dhe vepra të tjera mbrojtëse. Hyrja trajtohet në mënyrë monumentale, me kulla mbrojtëse, korridor në formë galerie dhe portë e trajtuar me elemente dekorativ me basoreliev dhe harqe guri.  Përveç hyrjes kryesore kalaja ka edhe disa hyrje të tjera të vogla të cilat shërbenin në raste rrethimi si dalje sekrete, njëra prej të cilave ruhet akoma e hapur në shkëmb të gjallë.  (Burimi. Historia e Arkitekturës Shqiptare, Tiranë 1979, grup autorësh, kapitulli IV)

 Rozafa Castle in Shkodra, ©alketa misja photography, november 2015

Rozafa Castle in Shkodra, ©alketa misja photography, november 2015

 Entrance to the third Yard, Rozafa Castle Shkodra Albania, ©alketa misja photography

Entrance to the third Yard, Rozafa Castle Shkodra Albania, ©alketa misja photography

 The Church inside Rozafa Castle, Shkodra Albania ©alketa misja photography, november 2015

The Church inside Rozafa Castle, Shkodra Albania ©alketa misja photography, november 2015

 The Church inside Rozafa Castle, ©alketa misja photography, november 2015

The Church inside Rozafa Castle, ©alketa misja photography, november 2015

 The Church inside Rozafa Castle, Shkodra, ©alketamisja photography, november 2015

The Church inside Rozafa Castle, Shkodra, ©alketamisja photography, november 2015

 at Rozafa Castle, Shkodra Albania, ©alketa misja photography, november 2015

at Rozafa Castle, Shkodra Albania, ©alketa misja photography, november 2015

 The Third yard, Rozafa Castle, © alketa misja photography, november 2015

The Third yard, Rozafa Castle, © alketa misja photography, november 2015

 in the Walls of Rozafa Castle, Shkodra Albania ©alketamisja photography, november 2015

in the Walls of Rozafa Castle, Shkodra Albania ©alketamisja photography, november 2015

Kalaja e Shkodrës ishte kalaja e fundit shqiptare që ra, kur në vitin 1479 Sulltan Mehmeti II e rrethoi me mbi 100.000 ushtarë. Mbrojtja zgjati mbi 7 muaj nga një garnizon prej 1600 vetësh të përbërë nga shkodranë dhe venedikas. Kjo qëndresë është përshkruar nga historiani i parë shqiptar dhe dëshmitari i kësaj ngjarjeje, shkodrani Marin Barleti në librin “Rrethimi i Shkodrës” i cili u botua në Europë në 1504. Në shekullin XVIII Kalaja e Shkodrës bëhet përsëri  qendër pashallëku, nën sundimin e familjes vendase të Bushatlive. Më 1787, Mahmut Pasha i Bushatlive tentoi për herë të parë krijimin e një principate të pavarur shqiptare, por që u shtyp nga perandoria osmane. Në 1865 kalaja e Shkodrës braktiset. Sot ajo vizitohet nga shumë turist, historianë, dashamirës të natyrës, dhe është një monument i mbrojtur nga shteti.  

 The Church, Rozafa Castle, Shkodra ©alketa misja photography, november 2015

The Church, Rozafa Castle, Shkodra ©alketa misja photography, november 2015

 the Church Rozafa Castle, Shkodra ©alketamisja photography, november 2015

the Church Rozafa Castle, Shkodra ©alketamisja photography, november 2015

 the Church, Rozafa Castle Shkodra, Albania ©alketamisja photography, november 2015

the Church, Rozafa Castle Shkodra, Albania ©alketamisja photography, november 2015

 Rozafa Castle Shkodra, Albania, ©alketamisja photography, november 2015

Rozafa Castle Shkodra, Albania, ©alketamisja photography, november 2015

 the Walls, Rozafa Castle, Shkodra Albania ©alketamisja photography, november 2015

the Walls, Rozafa Castle, Shkodra Albania ©alketamisja photography, november 2015

 the Walls, Rozafa Castle Shkodra, Albania ©alketamisja photography, november 2015

the Walls, Rozafa Castle Shkodra, Albania ©alketamisja photography, november 2015

 the View from Rozafa Castle, Shkodra ©alketamisja photography, november 2015

the View from Rozafa Castle, Shkodra ©alketamisja photography, november 2015

 the Walls, Rozafa Castle, Shkodra ©alketa misja photography, november 2015

the Walls, Rozafa Castle, Shkodra ©alketa misja photography, november 2015

 Rozafa Castle, Shkodra Albania, ©alketamisja photography, november 2015

Rozafa Castle, Shkodra Albania, ©alketamisja photography, november 2015