Behind the Scenes of ArtiFact Project

Recently, I have added a new gallery of images to my website, called 'Behind the Scenes of ArtiFact Project'. These are photos not published in the main gallery of  'Artifact Project'; images from my Archive that I choose not to be lost. Here are photos that pertain to the process of photographing in the enclosed environments of Ex-Automobile Plant, as well photos to my friend Dhurata, that are the first of my photos, in June 2013 when she asked me to photograph her in this unusual location of Tirana. This was the first time I was visiting the Plant. After that day, I've returned back to capture the machineries and abandoned places, until the series developed when Dhurata joined me to photograph the last objects of the plant as well the workers that still work there. Following is an excerpt, in English and Albanian, of artist Leonard Qylafi for Artifact Project.  

 

more about ARTifact Project

 

 

(in english)

ARTifact (or an archaeology of abandonment)

Leonard Qylafi, Tirana, May 2016

Perhaps no other means of expression that uses the image may be as compelling and direct as photography, when it takes over to show what remains from the past. With the quality of a good eyewitness or better said optic, everything is stored and shown entirely with all the details almost as an eternal freeze for conservation reasons.


In the ARTifact project, Alketa Misja makes a trip to the Auto Tractor Plant to witness with her photos what is left. This trip resembles to an archaeological process where things that are detected, collected and stored carefully, are shown in their most representative appearance, and with a correct approach of composition as would normally suit to an architect.

She uses a rigorous photographic technique to add more objectivity and neutrality to the interpretation of what we have in front of our eyes. So even the titles of the photos are referred to the objects which in most cases are remaining machines that no longer function. The light that falls is the light of the location and where the focal point is an all in focus in order to have everything clearer. All this helps us to experience the place and discern objects as they are, and in this sense Misja chooses a neutral and true position, the position of the one who saves and archives.

All "uncovered”; heavy machinery, mechanical infrastructure or details of objects speak of a past event. From the dynamics and vitality of labor, noises of the machinery and people, the only thing left is silence and stillness. A closed quiescence inside a space where the new narrative will be told by the objects itself with the form and their mechanical aesthetics, with the traces of use, destruction, time and abandonment.

Abandoned, they certainly get the status of the artifact, objective evidence of a political- economic and bankrupt system as the one left behind, where the trauma of bankruptcy that swept across our society was so strong and shocking that did not give us time to reflect on what we could preserve or improve from this inherited industry. The factory that Misja shows to us, has the fate of all industrial zones in Albania, which were degraded and destroyed by a rushing zeal, as if the faster they disappeared, the faster would be our healing from isolation and poverty, which of course did not happen.

Seen from a distance of time, these photographic images create a space to reflect on what remains behind. They speak about themselves in a silent language by addressing to us with a discreet tone and seeking answers for the way we treated the past in general.

For those who worked in those spaces, can arouse memories and stories from their lives, for others younger, born after the 90s can spur curiosity, but most of all,  they talk about abandonment, return of page, overcoming, where what remains shows what existed and stored in photos, they can demonstrate it forever. The only difference will be how we will hear this story.

 

(in albanian)

ARTifact (ose nje arkeologji e braktisjes)

Leonard Qylafi, Tiranë,maj 2016

Ndoshta asnjë gjuhë tjetër që përdor imazhin nuk mund të jetë aq bindëse dhe e drejtëpërdrejtë sa fotografia, kur merr përsipër të tregojë atë që mbetet pas nga një kohe e shkuar. Me cilësinë e një dëshmitari okular ose më mirë te themi optic, gjithçka ruhet dhe tregohet e tëra me të gjitha detajet gati-gati si njëlloj ngrirje e përjetshmepër arsye konservimi.

Në ciklin ARTifact, Alketa Misja bën një udhëtim në Kombinatin e Autraktoreve për të dëshmuar me fotografitë e saj atë që ka mbetur. Ky udhetim i ngjan më shumë një procesi arkeologjik ku gjerat që zbulohen, mblidhen e ruhen me kujdes, tregohen në pamjen e tyre më përfaqesusese me një qasje korrekte kompozimi siç normalisht do ti shkonte përshtat një arkitekteje.

Ajo perdor një tenknike rigoroze fotografimi për ti shtuar sa më shumë dozën e objektivitetit dhe pasnjëanësisë të interperetimit mbi atë që kemi para syve.

Kështu edhe titujt e fotove u rreferohen objekteve që në të shumtën e rasteve janë makineri të mbetura që nuk funksionojnë më. Drita që i përfshin ështe vetë drita e vendit ku ndodhen dhe fokusi është një all in focus për të pasur gjithcka sa më të qartë.

E gjitha na ndihmon të përjetojmë vendin dhe shquajmë objektet ashtu siç janë e në këtë kuptim Misja zgjedh një pozicion neutral dhe të vertetë, pozicionin e atij qe ruan dhe arkivon.

Gjithcka e “zbuluar”; makineri të rënda, infrastruktura mekanike ose detaje objektesh flasin për një ndodhi të kaluar. Nga dinamika e gjallëria e punës, zhurmat e makinerive dhe njerëzve ka mbetur heshtja dhe statizmi. Një pezull i mbyllur brenda një hapësire, ku tregimin e ri do ta tregojnë vetë objektet me formën dhe estetikën e tyre mekanike, me gjurmët e përdorimit, shkatërrimit, kohës dhe braktisjes.

Të lëna aty, ato sigurisht e marrin statusin e artifaktit, dëshmi objektive e një sistemi politik-ekonomik të falimentuar si ai që lamë pas, ku trauma e falimentit që përfshiu gjithë shoqërinë tonë ishte aq e fortë dhe shokuese sa nuk na la kohë për të reflektuar se ç’farë mund të ruanim ose përmirësonim nga ajo industri e trashëguar.

Fabrika që na tregon Misja ka fatin e gjithe zonave industriale në Shqiperi të cilat u degraduan dhe shkatërruan me një zell të rrëmbyer a thua sa më shpejt të zhdukeshin aq më i shpejte do të ishte shërimi ynë nga izolimi dhe varfëria, gjë që sigurisht nuk ndodhi.

Të para nga një distancë kohore këto imazhe fotografike krijojnë një hapësirë reflektimi mbi atë që mbetet pas. Ato na flasin për veten e tyre në një gjuhë të heshtur duke na u drejtuar me një ton diskret dhe kërkuar përgjigje për mënyrën se si e kemi trajtuar në përgjithësi të kaluarën.

Për ata që kanë punuar në ato ambjente mund të nxisin kujtime dhe ndodhi nga jeta e tyre, për të tjerë më të rinj që kane lindur pas viteve 90’të mund të nxisin kurreshtje, çfarërdo qoftë ato na flasin mbi të gjitha për braktisjen, kthimin e faqes, kapërcimin, ku ajo që mbetet tregon për atë që ishte dhe të ruajtura në fotografi ato mund ta tregojnë këtë gjë përgjithmonë. I vetmi ndryshim do të jetë mënyra se si ne do ta dëgjojmë këtë rrëfim.